Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila njoftoi në Twitter se marrëveshja është arritur, ndërsa lideri çek tha se BE dhe Turqia e vulosën paktin e rëndësishëm që duhet të lehtësojë ndjeshëm krizën e emigrantëve.
Mësohet se kryeministri turk Ahmet Davutoglu i ka pranuar kushtet pas bisedimeve të shumta, të cilat kanë filluar para disa javësh, njoftojnë mediet ndërkombëtare.
Në parim, plani ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkese të Komisionarit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.
-Greqia duhet ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.
-Turqia detyrohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët dhe të respektojë Konventën e Gjenevës.
-Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme.
-Rasti i çdo refugjati do të trajtohet në Greqi, por kërkesat për azil edhe mund të refuzohen.
Në këmbim, Turqia kërkon 6 miliardë euro ndihma. Një kërkesë e rëndësishme politike është heqja e vizave për të gjithë shtetasit turq në fund të qershorit.