BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE dhe Meksika kritikojnë tarifën prej 30% të propozuar nga presidenti Trump

    Insajderi
    13 July 2025 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj importeve të tyre nga 1 gushti.

    Meksika e quajti “marrëveshje të padrejtë” të Trump dhe këmbënguli se sovraniteti i saj është i panegociueshëm, ndërsa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, kërcënoi të marrë “kundërmasa proporcionale” nëse është e nevojshme.

    Dy palët thanë se duan të vazhdojnë negociatat me SHBA-në.

    Trump ka paralajmëruar se do të vendosë taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së vendos të hakmerret.

    Këtë javë Trump njoftoi gjithashtu tarifa të reja për mallrat nga Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Brazili duke filluar nga muaji i ardhshëm. /BBC/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark