
Në rastin e ditës famëkeqe të 9 janarit ku në entitetin serb të Bosnje-Hercegovinës festohet dita e “Republika Srpska” iu dha çmim nderi Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin nga politikani serb nën sanksione amerikane dhe evropiane Milorad Dodik, derisa ky i fundit edhe bëri thirrje që “të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet”, shkruan Insajderi.
Një gjë të tillë e ka dënuar Bashkimi Evropian, të cilën e quajtën “për keqardhje”, veçanërisht në kontekstin kur Bosnje-Hercegovina edhe zyrtarisht ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, në një konferencë për shtyp në Bruksel, u shpreh se politikani ultranacionalist Milorad Dodik “e di shumë se çfarë pret BE dhe shtetet anëtare nga Bosnje-Hercegovina, veçanërisht tani që kanë marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”.
“Ai e di shumë mirë se çfarë ai dhe Bosnje-Hercegovina dueht të bëjnë në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën evropian, për të përmbushur ambiciet e popullit të BeH-së. Ai e di shumë mirë që BE refuzon çfarëdo retorike përçarëse dhe të gjitha hapat që minojnë unitetin, integritetit territorial dhe sovranitetin e BeH-së”.
“Ne kemi dialog me autoritetet e Banja Llukës dhe ata e dinë mirë pozicionin tonë, të cilat ua prezantojmë rregulisht në secilin nivel”, theksoi Stano.
Për nderimine që iu bë Vladimir Putinit në Banja Llukë në rastin e festimit të ditës së “Republika Srpska-s”, Stano tha se “është e gabuar dhe për keqardhje”.
“Tani e gjithë bota e di se kush është Putini dhe BE-ja dënon çmimin që Republika Srpska i dha Putinit,” tha Stano.
Ai deklaroi se Putini është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës, dhe se ai jep urdhra që vrasin civilët ukrainas dhe shkatërrojnë infrastrukturën ukrainase.
“Të jesh në anën e Putinit, t’i japësh një shpërblim një politikani që urdhëron shkatërrimin e një shteti fqinj, dhe në këtë mënyrë të izolojë Republikën Srpska dhe liderët e saj në komunitetin ndërkombëtar, nuk ka vend për hapa të tillë në BE, dhe Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ky vendim i liderit të Republikës Srpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi./Insajderi/