Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka komentuar reagimin e Bashkimit Evropian ndaj Qeverisë pasi nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit. Këtë hap të autoriteteve të Kosovës, Bashkimi Evropian e konsideron të njëanshëm dhe të pakoordinuar.
Basha në reagimin e tij nuk e ka lënë pa e provokuar opozitën.
“BE paska reagu që u mbyll Posta e Serbisë! Pritne tash opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë”, ka shkruar Basha.