BE-ja bën thirrje për formimin e një qeverie “vërtetë pro-evropiane” në Mal të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja bën thirrje për formimin e një qeverie “vërtetë pro-evropiane” në Mal të Zi

    Insajderi
    20 August 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vladimir Bilçik, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, tha se se pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Abazoviq, Malit të Zi i duhet një “qeveri vërtet pro-evropiane”.

    Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’iu japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.

    “Mali i Zi mund të bashkohet me BE-në kur zgjidh me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme. Ne jemi gati të ndihmojmë,” shkroi Bilçik.

    Kuvendi i Malit të Zi i ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit, pas dymbëdhjetë orë diskutimi.

    Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq dhe një pjesë e partive të mazhorancës qeverisëse për shkak të, siç kanë thënë, ndalimit të Malit të Zi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe duke rritur tensionet në shoqëri.

    36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.

    Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.

    Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark