BE-ja pas marrëveshjes: Palët e kuptojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    BE-ja pas marrëveshjes: Palët e kuptojnë se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet

    Insajderi
    24 November 2022 - 00:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka lëshuar një deklaratë pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.

    Në këtë deklaratë, mes tjerash, thuhet gjithashtu se palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes dialogut, duhet të zbatohen, ku hyn edhe Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “BE-ja do të sigurohet që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë këtë të gjithë Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen”, thuhet në deklaratë.

    Kryeministri Albin Kurti, deri tani e ka refuzuar mundësinë e themelimit të një Asociacioni me elementet për të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia në vitin 2015.

    Borrell, gjithashtu, ka thënë se Kosova e Serbia tani futen në një fazë të re të dialogut, për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Ai ka thënë se nëse palët e bllokojnë procesin, BE mund t’i mbyll negociatat.

    Deklarata e plotë e BE-së:

    Nën fasilitimin e BE-së, palët kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe plotësisht dhe me urgjencë të përqëndrohen, në propozim për normalizimin e marrëdhënieve, siç është paraqitur këtë shtator nga Lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

    Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do ta ndërpres çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

    BE-ja do të sigurohet që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë këtë të gjithë Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen.

    Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit, me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

    Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak, do vazhdojmë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe të informojmë Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët rregullisht për progresin e arritur nga palët. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark