Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.
Ai e ka përsëritur thirrjen e BE-së për ndjekje penale të personave përgjegjës për këtë sulm.
“Kosova: Një vit pas sulmit në Banjskë Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Duhet rikujtuar për nevojën për përpjekje të vazhdushme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano në X.
Kosovo: 1y after the Banjska/Banjskë attack 🇪🇺 reiterates call 4 swift prosecution of those responsible & reaffirms its commitment to justice & accountability. It's a reminder of the need for continued efforts 2maintain security & advance w/normalisation of relations between🇽🇰🇷🇸. https://t.co/45Mi5sUbL2
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) September 24, 2024