BE-ja me sanksione ndaj të dashurës së Putinit dhe Kreut të Kishës Ortodokse Ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE-ja me sanksione ndaj të dashurës së Putinit dhe Kreut të Kishës Ortodokse Ruse

    Insajderi
    06 May 2022 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    BE-ja po planifikon të vendosë sanksione ndaj Alina Kabaeva për të cilën përflitet se është e dashura e Vladimir Putinit. Sanksionet pritet ta godasin edhe mbështetësin e luftës së Putinit, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill.

    Mediumi britanik, The Guardian, duke u thirrur në burime të veta thotë se BE-ja ka propozuar që të vendosen sanksione ndaj Kabaeva, një ish-gjimnaziste olimpike.

    Sanksionet pritet ta përfshijnë edhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, një aleat i Kremlinit i cili e ka dhënë bekimin e tij për luftën në Ukrainë.

    Kabaeva dhe Kirill janë dy nga dhjetëra njerëz që do të përballen me ndalim udhëtimi në BE dhe ngrirje të aseteve. Lista e sanksioneve tani përshin mbi një mijë rusë të fuqishëm.

    Një gazetë e Moskës në vitin 2008 kishte raportuar se Putin ka divorcuar në mënyrë sekrete gruan e tij Lyudmila dhe kishte planifikuar të martohej me gjimnasten.

    Sipas gazetës amerikane The Wall Street Journal, administrata amerikane e kishte lënë Kabaevën jashtë sanksioneve sepse sipas tyre Putin mund ta shihte atë si një sulm personal. Por Shtëpia e Bardhë e kishte mohuar raportimin duke insistuar se askush s’është i sigurt nga sanksionet.

    ShBA-ja dhe BE-ja kanë sanksionuar fëmijët e Putinit, Maria Voronstova dhe Katerina Tikhonova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark