Komisioni Evropian ka iniciuar procedurat kundër TikTiokut, nën dyshimin se është i përfshirë në ndërhyrjen e zgjedhjeve, veçanërisht në procesin zgjedhor në Rumani që u mbajt muajin e kaluar.
Bashkimi Evropian ka thënë se do të kërkojë informacione nga rrjeti social kinez dhe do të shqyrtojë politikën e tij për reklamat politike dhe përmbajtje me pagesë, si dhe sistemet e TikTokut për të gjeneruar rekomandime dhe rreziqet nga manipulimi, ka raportuar CNN.
Më 5 dhjetor, Komisioni e ka urdhëruar TikTokun t’i ngrijë të dhënat që ndërlidhen me zgjedhjet rumune, bazuar në Aktin gjithëpërfshirës të Shërbimeve Digjitale, i cili rregullon mënyrën e operimit të kompanive të mëdha të rrjeteve sociale në Evropë.
Gjykata e lartë e Rumanisë anuloi zgjedhjet presidenciale pas akuzave se pati ndërhyrje të Rusisë, pas fitores së ultranacionalistit pro-rus Calin Georgescu, në raundin e parë.
Inicimi i procedurave të martën (17 dhjetor) e fuqizon Komisionin që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm të zbatimit dhe t’i pranojë angazhimet e marra nga TikToku.
S’ka afat specifik për përfundimin e procedurave.
TikToku, rrjeti social që vjen nga Kina nën pronësi të Bytedance, ka thënë se e ka mbrojtur integritetin e platformës së saj në mbi 150 proceset zgjedhore mbarë botën, Ai tha se i ka ofruar informacione të gjerë Komisionit Evropian për ta dëshmuar këtë integritet. Në reagim ka thënë se s’ka pranuar reklama politike me pagesë dhe e larguar mënyrën dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.
Presidentja e Komisionit, Ursula vom der Leyen, ka thënë se hetimi ka indikacione të forta se aktorë të huaj kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidencial rumune.
“Ne duhet t’i mbrojmë demokracitë tona nga çdo lloj ndërhyrje e huaj. Sa herë që dyshojmë për ndërhyrje të tilla, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, është shprehur ajo.
BE-ja ka thënë se është e vetëdijshme se ekziston rreziku që të ketë edhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, që do të mbahen më 29 dhjetor.