Frika për një recesion në Eurozonë është në rritje e sipër pasi që ekonomia gjermane po jep shenja të tjera të vështirësive ekonomike me rastin e presioneve financiare në botë.
Është muaji i dytë që produktiviteti në Gjermani është ngadalësuar dhe kanë nisur dyshimet që vendi është duke i vuajtur pasojat e një rënie të dukshme ekonomike, duke pasur parasysh edhe uljen e numrit të produkteve nga Kina, raporton Express.co.uk
Në anën tjetër mes kompanive tjera gjermane, edhe Deutsche Bank ka regjistruar një rënie që nuk është parë që nga viti 2009.
Fuqia ekonomike e Gjermanisë është në veçanti vendimtare për stabilitetin e eurozonës, sado që shtetet tjera anëtare janë faktor, shumica prej tyre nuk janë ‘shëruar’ plotësisht nga goditjet që kanë marrë në vitin 2009 me rastin e krizës botërore ekonomike, raporton Insajderi
Greqia, Spanja dhe Italia janë nga shtetet që po vazhdojnë betejën për përmirësimin e krizës duke marrë borxhe të mëdha derisa Franca është dëmtuar nga numri i lartë i të papunëve.
Rritja e eurozonës pritet që të jetë vetëm 0.3 për qind për tremujorin e fundit të 2015, të dhëna këto që do të dalin gjatë kësaj jave./Insajderi.com