BE kërkoi miratimin e Ligjit për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, Qeveria thotë se po bllokohet nga Lista Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE kërkoi miratimin e Ligjit për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, Qeveria thotë se po bllokohet nga Lista Serbe

    Insajderi
    07 January 2025 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i është përgjigjur kërkesës së Bashkimit Europian që të miratohet Ligji për Lirinë Fetare përmes së cilit definohet statusi i Kishës Serbe në Kosovë.

    Në konferencën e sotme në Bruksel, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se blloku i bën Kuvendit të Kosovës për miratimin e tij, duke shtuar se ai është në të mirë të të gjitha komuniteteve në vend.

    “Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, tha ajo.

    Por, Ahmeti në një postim në X tha se Qeveria e Kosovës e ka kaluar këtë Projektligj, por se ai mbetet i bllokuar në Kuvend për shkak të Listës Srpska.

    “Qeveria e Kosovës e ka kaluar Projektligjin për Liritë Fetare, por 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë që ai të mbetet i bllokuar në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark