BE: Lajçaku takon Kurtin dhe Vuçiqin nesër në Bruksel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    BE: Lajçaku takon Kurtin dhe Vuçiqin nesër në Bruksel

    Insajderi
    18 July 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar që nesër në Bruksel, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel.

    “Kosova dhe Serbia: Nesër Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel”, ka shkruar Stano në Twitter.

    “Fokus do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark