BE: Mandati i Lajçakut deri në fund të janarit, po bëhet përzgjedhja e pasuesit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Mandati i Lajçakut deri në fund të janarit, po bëhet përzgjedhja e pasuesit

    Insajderi
    20 January 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, ka deklaruar se është duke u bërë zgjedhja e një përfaqësuesi të ri special të Bashkimit Evropian për dialogun në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Ajo nuk ka dashur të konfirmojë apo mohojë njoftimet se mund të jetë diplomati danez Peter Sorensen.

    “Mandati i përfaqësuesit special Miroslav Lajçak zgjat deri në fund të janarit. Procesi i zgjedhjes së pasuesit të tij është në vazhdim dhe ne do të komentojmë për këtë temë vetëm kur të kemi më shumë informacion. Përndryshe, ne vetëm do të përsërisim veten në deklaratat tona”, tha Hipper në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel.

    Sipas REL, kreu i diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tashmë ua ka përcjellë shteteve anëtare emrin e Peter Sorensen si pasardhës i Miroslav Lajçakut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark