×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Në emër të kujt flet Vulini, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë

    Insajderi
    05 September 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha sot se vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE.

    Stano parashtroi pyetjen se “në emër të kujt flet Vulini” pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE.

    “Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka përsëritur qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo forcohen raportet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë. Dhe, presim nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë që ta ndjekin qëllimin e integrimit në BE“, theksoi Stano.

    Ai shprehu shqetësim për sjelljen e Vulinit, i cili vazhdon të ketë vizita të shpeshta në Rusi:

    “Me shqetësim vërejmë këto veprime të Vulinit sepse nuk është hera e parë që ai viziton Rusinë. Kjo shkon në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për t’u integruar në BE”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark