BE përjashton tri shtete anëtare nga vendimi për embargo ndaj naftës ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    BE përjashton tri shtete anëtare nga vendimi për embargo ndaj naftës ruse

    Insajderi
    06 May 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian do t’i japë një leje të posaçme tre shteteve anëtare që të mos ndalojnë importimin ndaj naftës ruse. Sipas një raportimi të Reuters, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia do të lejohen të vijojnë blerjen e naftës ruse edhe pasi unioni të ketë miratuar embargon totale ndaj saj, si kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës.

    Sipas propozimit të bërë nga Komisioni Europian për vendet anëtare, Hungaria dhe Sllovakia do të vijojnë të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2024, ndërsa Çekia deri në qershor 2024, nëse nuk do të arrijë të sigurojë një burim alternativ nga jugu i Europës.

    Në fillim të marsit, SHBA vendosi embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit rus, dhe vazhdimisht ka bërë presion ndaj Bashkimit Europian që të bëjë të njëjtën gjë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark