Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Për këtë ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se presin që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit.
“U njoftova se Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar ai.
Noted that the #Kosovo Assembly passed on the first reading the draft law on the Kosovo Prosecutorial Council.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 7, 2024
We expect that the draft will be fully aligned with the @VeniceComm recommendations prior to the law's adoption.
Komisioni i Venecias më 24 gusht 2023 kishte njoftuar se është përgatitur draft-opinioni për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 30 korrik kishte bërë të ditur se e ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias këtë projektligj.