×
  • Lajme
  • Lajme

    BE reagon ndaj deklaratave të Kurtit për Gjykatën Kushtetuese

    Insajderi
    18 November 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

    Javën e kaluar, Kurti kritikoi vonesat në trajtimin e ligjeve nga ky institucion, duke theksuar se këto vonesa po pengonin reformat dhe progresin pozitiv.

    Në përgjigje të këtyre deklaratave, Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të mbetet e pavarur dhe e lirë nga presioni politik.

    Sipas zyrës, megjithëse gjyqësori nuk është imun ndaj shqyrtimit dhe diskutimit të hapur, ky shqyrtim duhet të jetë gjithmonë konstruktiv, i balancuar dhe i bazuar në argumente të forta.

    Zyra e BE-së theksoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese për të ruajtur sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore të Kushtetutës. Po ashtu, u tha se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen nga të gjitha institucionet për të siguruar funksionimin e duhur të ndarjes së pushteteve dhe forcimin e kontrollit dhe ekuilibrit në sistemin juridik të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark