×
  • Lajme
  • Lajme

    BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin

    Insajderi
    04 December 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritur dakordësinë për hapjen e kapitullit të 3-të në negociatat me Serbinë. Lajmi është bërë ditur mediat serbe duke cituar burime diplomatike nga Brukseli.

    Hungaria si presidente e BE-së njofton se debati për këtë çështje do të vazhdojë javën e ardhshme. Koha për marrëveshje po mbaron, sepse konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitujve, nëse ka, duhet të mbahet në javën ndërmjet 16 dhe 20 dhjetor. Sipas burimeve diplomatike, qëndrimet e vendeve anëtare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm në raport me debatin e mëparshëm, citojnë mediat serbe.

    Si arsye kryesore për refuzimin, vendet anëtare vunë në dukje mospërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë, orientimin e paqartë gjeopolitik të Beogradit, problemet në sundimin e ligjit, si dhe marrëdhëniet me Prishtinën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark