BE - Serbisë: Mos forconi lidhjet me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE – Serbisë: Mos forconi lidhjet me Rusinë

    Insajderi
    18 February 2025 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian e ka përsëritur thirrjen ndaj Serbisë, si vend kandidat për anëtarësim, që të përshtatë qëndrimin e saj në politikën e jashtme me atë të BE- së, dhe t’i evitojë hapat që janë në kundërshtim me këto qëndrime.

    Sipas diplomatëve të BE-së, kjo kërkesë vlen sidomos lidhur me qëndrimet ndaj Rusisë, kundër së cilës BE-ja vazhdojë të vendosë sanksione për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, ndërkohë që Serbia vazhdon të kultivojë raporte miqësore me Rusinë.

    Një zëdhënës i BE-së, duke iu referuar vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Moskë, dhe takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se BE-ja ka marrë hapa për ta izoluar Rusinë, i ka ulur në minimum kontaktet, dhe po përgatit edhe një paketë të re sanksionesh, andaj pret që Serbia si vend kandidat të mos ndërmarrë hapa kundër kësaj politike të Bashkimit Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark