Bashkimi Evropian do të japë ndihmë financiare për të ndihmuar Shqipërinë për tu përballur me fluksin e emigrantëve nga Greqia, nëse ata ndërrojnë rrugë për të tentuar të arrijnë në Evropën Perëndimore, tha të premten Komisionari i Migracionit të BE-së, Dimitris Avramopoulos.
Avramopulos tha se nuk ka pasur shenja deri tani se refugjatët po kërkojnë tranzit alternative përmes Shqipërisë, por agjencia e kufirit Frontex e BE-së ka qenë duke monitoruar situatën në terren dhe qeveria shqiptare ka hartuar një plan emergjence.
“Çfarëdo kërkese që vjen nga qeveria shqiptare, reagimi ynë do të jetë pozitiv. Nëse kjo ndodh, Shqipëria nuk do të jetë e papërgatitur sepse ne do të jemi këtu për të ndihmuar shqiptarët për të adresuar këtë çështje”, tha Avramopulos gazetarëve në Tiranë pas bisedimeve me ministrin Brendshëm Saimir Tahiri.
BE-ja do të japë ndihmë financiare dhe politike në rast Shqipëria do të përballet me një valë të emigrantëve, tha Avramopulos, i cili vizitoi kampin Idomeni të emigrantëve të bllokuar në kufirin e Greqisë me Maqedoninë të martën.
Kryeministri Edi Rama tha Avramopulos se Shqipëria është e gatshme për të trajtuar çdo arritje të emigrantëve “brenda mundësive të saj dhe kapaciteteve si pjesë e një plani të përbashkët evropiane”.
Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE, tashmë është duke marrë ndihmë nga Italia për të përforcuar sigurinë në kufirin me Greqinë për të ndaluar ndonjë militantët islamikë të hyjë në Shqipëri maskuar. Po ashtu, Italia po ndihmon që të evitohet trafikimi.
Udhëtimet e tilla detit shpesh kanë rezultuar vdekjeprurëse.
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano pritet të finalizojë një marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë gjatë një vizite në Tiranë javën e ardhshme.
Duke kujtuar emigrimin e shqiptarëve në Itali dhe në vendlindjen e,Greqi, pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, ai u lut që emigrantët të trajtohen me “humanizëm dhe mirësjellje”./Insajderi.com