×
  • Lajme
  • Lajme

    BE s’ka vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

    Insajderi
    22 August 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë dy muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje.

    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha për RTV21 se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave janë duke vazhduar.

    Sa i përket mundësisë për masa të reja, ashtu siç paralajmëroi BE-ja, pas veprimeve fundit të Qeverisë në veri, Stano nuk dha një përgjigje konkrete por kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar.

    “Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar Ato janë të brendshme dhe konfidenciale. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, dhe ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.

    Autoritetet në Kosovë ndërkohë kanë thënë se masat ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë të padrejta për aq kohë sa janë në fuqi dhe se shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë.

    Politologu, Albiniot Maloku, nuk pret që masat të hiqen tani për tani, teksa nuk e përjashton edhe mundësinë e shtimit të tyre.

    “Masat ishin si rredhojë e ngjarjeve të nxitura në një mënyrë nga pala kosovare që është vazhdimisht mungesë e koordinimi.”, tha Maloku.

    Oda Ekonomike e Kosovës, ndërkaq vlerëson se si pasojë e masave të BE-së Kosova u dëmtua mbi 300 milionë euro dhe se çdo vonesë për heqjen e tyre dhe çdo shtim i tyre do ta thellojë dëmin.

    Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark