Beatrix Ramosaj: “Jam shëndoshur si e çmendur” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Beatrix Ramosaj: “Jam shëndoshur si e çmendur”

    Insajderi
    19 October 2021 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj tregoi rreth dy javë më parë, se ishte infektuar me COVID-19.

    Ndërsa, para disa ditësh, ajo doli nga karantina, por tashmë po përballet me peshën.

    Përmes një postimi që ka bërë, këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.

    “Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix përmbi një fotografie ku shfaqet e shtrirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark