Beatrix rikthen një moment nga ‘Big Brother VIP Albania’ - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Beatrix rikthen një moment nga ‘Big Brother VIP Albania’

    Insajderi
    30 July 2025 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, e cila vite më parë ishte pjesë e reality show-t Big Brother VIP Albania, ka rikujtuar së fundmi një moment nga ajo përvojë.

    Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, paraqitja e Trixës u komentua gjerësisht në rrjete sociale. Ajo u dallua për stilin elegant dhe kujdesin në çdo paraqitje.

    Së fundmi, përmes një videoje ku shihet duke u rregulluar para pasqyrës, Beatrix ka vendosur në sfond një fragment nga BBVIP, ku dëgjohet zëri i saj duke thënë: “U hutova duke e parë veten aty.”

    Kjo video ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar me nostalgji dhe mbështetje për këngëtaren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark