Viti 2025 ka nisur ndryshe këtë herë, pasi bebet e para që erdhën në jetë janë binjakë.
Lajmin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se binjakët kanë ardhur me këmbën e mbarë.
Ares dhe Rajd erdhën në jetë sapo akrepat e orës kanë shënuar 00:00.
Lindja është realizuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“ÇFARË VITI FILLOI😍😍
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00🫶