×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Elezi intervistohet nga Prokuroria, jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    08 June 2024 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i njohur, Bedri Eleza është ftuar për intervistim nga Prokuroria pas deklaratës se djeshme për presidenten Osmani dhe politikan të tjerë.

    Elezi tha për Gazetën Insajderi tha se se është intervistuar nga policia nën autorizimin e Prokurorisë Speciale

    “Jam intervistuar nga Policia, njësia për hetimin e krimeve të renda nën autorizimin e Prokurorisë Speciale”, ka thënë Bedri Elezi për Insajderin.

    Ai tha qe është intervistuar për dy gjera.

    “Jam pyetur për deklarimet e mia te fundit ku kam sqaruar që janë te bazuara në burime të hapura. Ato për të cilat ka reaguar Presidentja Osmani. Jam pyetur po ashtu edhe për kercenimet qe kam pranuar pas deklaratës së saj- ku kam deponuar edhe dëshmi per to”, tha ai.

    Ndryshe Elezi, në një shkrim në “Facebook” të premten, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.

    Por, më pas presidenca i kishte reaguar duke bërë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, sepse sipas tyre Elezi ka punuar vazhdimisht në dëm të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark