Bedri Hamza: Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri që punon dhe e mban fjalën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri që punon dhe e mban fjalën

    Insajderi
    30 January 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza ka thënë se historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë.

    “Filluam këtë rrugëtim me luftën çlirimtare të UÇK-së, me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me themelimin e institucioneve nga Bajram Rexhepi, me shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e aleancave me Amerikën dhe Evropën. Ne ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara sërish bashkë! Sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është edhe më e madhe se sfidat. Me ju, jo vetëm që do ta çojmë amanetin në vend, por do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-të dhe Evropën. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën, koha është tash!”, ka thënë ai.

    Hamza i ka pyetur qytetarët nëse e dinë se çfarë do të ndodhë pas 9 shkurtit?

    “Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri të re. Një qeveri që punon dhe që mban fjalën. Prandaj, qysh në muajt e parë të qeverisjes, do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 50%. Pensionet bazë do të rriten për 70%. Kategoritë e dala nga lufta, jo vetëm që do të marrin pensione më të larta, por do të kenë të drejtën të punojnë edhe në sektorin privat. Këto rritje do ta forcojnë fuqinë blerëse dhe do ta çojnë përpara ekonominë tonë. Ne do ta reformojmë sistemin e tatimeve, do t’ia lehtësojmë barrën bizneseve dhe do të japim më shumë grante dhe subvencione. Ne do t’i hapim dyert për investitorët, duke sjellë miliarda euro investime në miniera, energji dhe industri. Mitrovica do të jetë epiqendra e këtij transformimi. Do ta ringjallim industrinë minerare dhe energjinë e ripërtërishme. Do të ndërtojmë infrastrukturë të re, rrugë moderne dhe një hekurudhë elektrike që lidh Mitrovicën me Prishtinën për 25 minuta dhe me Shkupin për vetëm një orë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark