Bedri Hamza do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

    Insajderi
    17 January 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.

    Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

    Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.

    “Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131

    MaMirë rritje, lëvizje, lidhje.

    Ky është zotimi im i tretë! ⬇”, ka shkruar Hamza.

    Link:

    https://www.facebook.com/reel/2081315965638080


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark