Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot do të vazhdojë me aktivitetet e tij në kuadër të fushatës.
Ai do të mbajë tubim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë.
Tubimi do të mbahet në palestrën sportive “Jeton Tërstena”, nga ora 17:00, sipas njoftimit të partisë.