![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka pasur disa porosi për përkahësit e PDK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Hamza ka thënë se sonte i ka edhe disa porosi për mijëra qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së që janë në këtë shesh.
“E diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, kemi me dalë në numër rekord, kemi me dalë me motra e me vëllezër, me gra e me burra, me nënë e me babë. Kemi me dalë i madh e i vogël. Dhe kemi me e dëshmu edhe një herë, ashtu qysh e kemi dëshmu më 1999 dhe më 2008, se burimi i lirisë dhe demokracisë sonë janë qytetarët që duan bashkim dhe jo politikanët që duan përçarje. Do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime. Do t’i thyejmë rekordet e votave dhe do t’i tregojmë të gjithëve, që një faqe e re e historisë po hapet. Një faqe e bardhë e mbushur me shpresat, me punën dhe me kontributin tuaj. Pra, e diela është dita jonë, të cilën do ta mbajmë në mend me gëzim përjetësisht”, ka thënë Hamza.