Bedri Hamza: Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës

    Insajderi
    20 January 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentarlin e Orqushës.

    Nga atje, Hamza ka premtuar se do të investojë në ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme

    “Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat. Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona.

    #MaMirë #PDK131”, ka thënë Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark