Bedri Hamza lë prapa kandidatët tjerë për kryeministër, del më i pëlqyeri brenda elektoratit partiak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza lë prapa kandidatët tjerë për kryeministër, del më i pëlqyeri brenda elektoratit partiak

    Insajderi
    19 February 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza në raport me kandidatët e tjerë për kryeministër ka dalë më i pëlqyeri përbrenda elektoratit partiak.

    Të paktën kështu thotë një statistikë e publikuar nga analisti Albert Krasniqi, ku ka llogaritur pëlqyeshmërinë e kandidatëve për kryeministër brenda elektoratit partiak.

    Hamza është kandidati më i pëlqyer, duke qenë se është votuar nga 74 % e atyre që e kanë votuar PDK-në në zgjedhje. Kurti renditet i dyti me vetëm 65 %, i ndjekur nga Abdixhiku me 64 % dhe i fundit Ramush Haradinaj me 55 %.

    Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi në postimin në ‘Facebook’, ku ka publikuar këto statistika. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark