Bedri Hamza luan shah me një pensioner: Asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza luan shah me një pensioner: Asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro

    Insajderi
    15 January 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner.

    Ai ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

    “Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

    Respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark