Bedri Hamza: Në qeverinë time do të ketë njerëz edhe jashtë PDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Në qeverinë time do të ketë njerëz edhe jashtë PDK-së

    Insajderi
    08 February 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Debat Plus u shpreh se pavarësisht ndasive politike, interesi i vendit duhet të mbetet prioritet mbi gjithçka.

    “Ka qenë një fushatë pozitive, me qëllim që ne të bashkohemi. Edhe në të ardhmen do të ketë tema që do të na ndajnë mes pozitës dhe opozitës, mirëpo kur është në pyetje interesi i vendit, për mua është shumë e qartë – të gjithë bashkë. Nuk e di a jemi të mjaftueshëm”, tha Hamza gjatë debatit.

    Ai gjithashtu la të hapur mundësinë për një kabinet qeverisës me përfshirje të gjerë, duke thënë se nuk do të kufizohet vetëm brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Në qeverinë që unë potencialisht do ta udhëheq, do të ketë vend edhe për njerëzit e Partisë Demokratike, edhe për ekspertët brenda PDK-së, por nuk do të jem i fokusuar vetëm aty. Do të jem shumë i hapur edhe për njerëz nga bota akademike, mediat, biznesi dhe shoqëria civile. Me rëndësi është që ata të jenë të zotë, të kenë integritet dhe vizion. Në këtë vend kemi nevojë ta sjellim në një normalitet, ku ne respektohemi mes veti”, deklaroi ai.

    Këto deklarata vijnë në një moment kyç, vetëm pak orë para përfundimit të fushatës, ndërkohë që gara politike po intensifikohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark