Bedri Hamza në Suharekë premton autostradë të re nga Qafa e Duhlit deri në Lipjan për t’i lidhur tri autostradat kryesore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza në Suharekë premton autostradë të re nga Qafa e Duhlit deri në Lipjan për t’i lidhur tri autostradat kryesore

    Insajderi
    21 January 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një tubim me qytetarët e Suharekës.

    Hamza u ka treguar qytetarëve për projektet e tij për komunën e Suharekës.

    “Suhareka është ndër komunat më kontributdhënëse në buxhetin e Kosovës. Puna juaj e palodhshme i ka ndihmuar gjithmonë Kosovës. Në këtë rrugëtim të madh askush nuk do të lihet pas. Ky qytet dhe e gjithë kjo zonë do të jetë pjesë e rëndësishme e qeverisjes sonë. Diga e Dragaçinës, zona ekonomike e Suharekës, autostrada Duhël–Banullë – këto nuk janë thjesht vetëm projekte. Ne do të ndërtojmë segmentin e lidhjes së tri autostradave, që përfshijnë kyçjen Qafa e Duhlit–Carralevë e Shtime–Lipjan me kyçje në Banullë. Kjo është një nyje strategjike që do të lidhë korridoret rrugore kryesore të Kosovës, përkatësisht Autostradën e Kombit, që na lidh me Shqipërinë, atë “Arbën Xhaferi” që na lidh me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe autostradën Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë, që na lidh me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark