Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës

    Insajderi
    26 January 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e Shalës së Lipjanit.

    Hamza ka thënë se fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës, duke ju kërkuar qytetarëve që të vendosin për Kosovën e shpresës.

    “Shpresë, shumë shpresë edhe te banorët e Shalës së Lipjanit. Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës.

    Me besimin e qytetarëve dhe angazhimin tonë, ne po ecim me hapa të sigurt drejt 9 shkurtit për ta bërë Kosovën me një qeveri të re, qeveri të përgjegjshme, e cila do të punojë me nder e dinjitet.

    Vendosni për Kosovën e shpresës. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark