Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në Klinën e Epërme.

    Hamza ka thënë se ky tubim nuk ishte elektoral, por personal.

    Ai ka thënë se ka lindur në Klinën e Epërme dhe në këtë fshat i ka rrënjët, por rrugëtimi që ka nisur nuk është vetëm i tij. Hamza ka thënë se ky rrugëtim është për qytetarët dhe Kosovën që mundet ma mirë.

    “Në shtëpinë time, në vendlindjen time, në vendin që më dha vlerat që i mbaj gjithmonë me vete. Tubimi në Klinën e Epërme nuk ishte elektoral. Ishte personal. Sepse, rreth vetes i kisha njerëzit me të cilët jam rritur.

    Në këtë fshat i kam rrënjët. Por, rrugëtimi nuk është vetëm i imi. Është i yni dhe është për vendin tonë. Është për qytetarët dhe Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Link:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark