Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza pas takimit me veteranët: UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty

    Insajderi
    26 January 2025 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot mbi 1 mijë veteranë, të cilët nuk i zinte salla.

    Hamza ka thënë familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë.

    Ai ka thënë se pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte – siç është!

    Në fund, Hamza ka shkruar se Kosova mundet ma mirë edhe për UÇK-në.

    “Janë ndërgjegjja e Kosovës . Janë nderi i kombit tonë .
    Familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së janë vlerat që i flasin secilës gjeneratë. Janë mbi politikën e përditshme dhe për 50% do ta rrisim mbështetjen për kategoritë e luftës.
    Pa trimërinë, heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Kosova nuk do të ishte – siç është!
    UÇK, Kosova mundet ma mirë për ty!

    MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark