Bedri Hamza për familjen e tij: I dua shumë dhe u jam shumë mirënjohës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza për familjen e tij: I dua shumë dhe u jam shumë mirënjohës

    Insajderi
    29 December 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ishte i ftuar në emisionin SOL me Adelina Hasanin, ku ndau momente nga jeta e tij personale dhe profesionale. Gjatë emisionit, atij iu lexua një letër nga bashkëshortja dhe fëmijët, e cila shprehte mbështetjen dhe krenarinë e tyre për rrugëtimin e tij politik dhe jetën familjare.

    Në letër, familja theksoi përkushtimin e Hamzës si baba, bashkëshort dhe politikan.

    “Gjatë gjithë jetës tënde na ke mësuar se lidershipi nuk është vetëm një rol apo titull, por një përgjegjësi dhe mision. Jemi krenarë me ty, jo vetëm si bashkëshort dhe baba, por edhe si një lider që ka vënë vlera dhe integritet mbi gjithçka tjetër”, thuhej në mesazhin e familjes së Hamzës.

    Bedri Hamza e falënderoi familjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe shprehu mirënjohjen për sakrificat që ata kanë bërë gjatë angazhimit të tij në jetën publike.

    “I dua shumë dhe jam shumë mirënjohës për ta”, tha Hamza, duke vlerësuar rolin e tyre në jetën dhe karrieren e tij.

    Gjatë intervistës, Hamza theksoi se nuk bën kompromis kur është fjala për arritjen e qëllimeve dhe suksesit, duke vënë në pah përkushtimin e tij të palëkundur ndaj punës.

    “Në raport me suksesin nuk bëj kompromis as me veten. Kam dëshirë dhe punoj shumë për të arritur një qëllim”, tha ai, duke treguar rëndësinë e disiplinës dhe punës së palodhshme në çdo hap të rrugëtimit të tij.

    Ai shtoi se ndonjëherë kjo kërkon edhe kërkimfaljeje ndaj familjes apo bashkëpunëtorëve, por theksoi se përpjekjet e tij janë gjithmonë të fokusuara në dhënien e maksimumit për arritjen e rezultateve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark