Bedri Hamza: Për t’ua lehtësuar barrën familjeve, 100 euro subvencion mujor për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Për t’ua lehtësuar barrën familjeve, 100 euro subvencion mujor për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

    Insajderi
    01 February 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video, ku një çift i ri flet për gjendjen ekonomike dhe pamundësinë e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe.

    “Dëshira jonë ka qenë me kriju një familje ma të madhe, po është problem me mendu për diçka të tillë me situatën aktuale ekonomike në të cilën po jetojmë. Më së pari, as në çerdhe s’po kemi ku me i regjistru fëmijët”, thotë vajza e re e martuar.

    Hamza më pas tregon se do të krijojnë kushte më të mira, që çdo çift me u ndijë i sigurt për të krijuar familjen ideale pa brenga.

    “Në Kosovë bëhet më mirë kur familjet mbështeten më shumë. Për t’ua lehtësuar barrën financiare, ne do të ndajmë subvencion prej 100 eurosh për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, për t’ju mundësuar që ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet, pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, ka shkruar Hamza.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark