Bedri Hamza: Personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje

    Insajderi
    02 February 2025 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza sot i ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, prindër, familjarë dhe aktivistë të kësaj çështjeje.

    Hamza ka thënë se zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë e tij.

    Ai ka thënë se ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje.

    “Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë. Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time.

    Ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje! Dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje! #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark