Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

    Insajderi
    13 January 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në një postim në Facebook, Hamza mes tjerash thotë se rritja e pagave është drejtësi, sepse mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

    “Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është motivim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka deklaruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark