Bedri Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

    Insajderi
    11 January 2025 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim për një mjedis më të pastër.

    “Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë”, ka thënë Hamza.

    Ai tha se në qytete do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike.

    “E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.#MaMirë #PDK131”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark