Bedri Hamza: Specializimet në shëndetësi do të riorganizohen, shpallja e tyre s’do të jetë në diskrecion të ministrave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza: Specializimet në shëndetësi do të riorganizohen, shpallja e tyre s’do të jetë në diskrecion të ministrave

    Insajderi
    07 January 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur lajme të mira për mjekët specializantë. Në një takim me disa specializantë, Hamza ka thënë se me ligj të veçantë do ta pamundësohet ndryshimi i kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

    Ai ka thënë se specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.

    Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, kudo që është nevoja, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta. #MaMirë do të jetë edhe për mjekët në specializim. Me ligj të veçantë do ta pamundësojmë ndryshimin e kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.

    Specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.

    MaMirë për specializantët shëndetësor. #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark