Bedri Hamza takon rreth 1000 punonjës shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza takon rreth 1000 punonjës shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet

    Insajderi
    19 January 2025 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim masiv me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.

    Hamza ka thënë se jan bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër, janë bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë.

    Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë!

     1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;

     100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;

     50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;

     Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;

     Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;

     Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;

     Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

    Shëndetësia mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark