![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votuar më 9 shkurt.
Përmes një postimi për takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, Hamza ka thënë se asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt.
Sipas tij, çdo qytetar thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator? A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore?
Hamza ka thënë se këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë dhe ai ofron zgjidhje për to. “Atmosferë e mrekullueshme edhe në lagjen “Dardania” të Prishtinës. Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt.
Thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator? A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore? Këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë. Unë ofroj zgjidhje për to! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.