
Në prag të ditës së votimit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka pritur sonte në shtabin zgjedhor të partisë një nga figurat më të larta të PDK-së, Bedri Hamzën, ish-kandidat për Kryeministër dhe një nga zërat më të fuqishëm të kësaj force politike.
Në një atmosferë entuziazmi dhe mobilizimi të lartë, Buja ka shprehur mirënjohje për këtë vizitë simbolike, duke e cilësuar Hamzën si “njërën nga shtyllat kryesore të PDK-së” dhe shembull të udhëheqjes me përvojë, integritet dhe vizion shtetformues.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte, në Shtabin e Degës së PDK-së në Lipjan, patëm nderin të mirëpresim Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve.
Fitorja është e jona!