Alban Dizdari është dënuar me tetë vite burgim për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale vrasje.
Vendimi është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, shkruan Gazeta Insajderi.
Hoti ka njoftuar se, ndër të tjera, Hoti është liruar për veprën penale vrasje dhe është dënuar vetëm për ndihmë në kryerje të vrasjes meqë Prokuroria e ka ngarkuar gabimisht të pandehurin.
“Pas shqyrtimeve gjyqësore të mbajtura, trupi gjykues me datën 13/09/2023 shpall këtë aktgjykim: Bedri Krasniqi, lirohet nga akuza për pikën 1 dhe 2 pasi nuk është treguar se ka kryer aktet.. Lirohet nga shpenzimet e procedurës penale. Alban Bezdari, shpallet fajtor për veprat penale ndihmë për veprën penale vrasje. Gjykata të pandehurin Alban Bizdarin 8 vite, dënim që llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Obligohet për pagimin e shpenzimeve 500 dhe fondin për kompensimin e viktimave shumën prej 100 eurove”, tha Hoti. /Insajderi.org/