×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Shabani ka kontaktuar edhe me ish -shefin e SUP’it në Ferizaj – “BIA të veprojë më shpejt dhe më fort në Kosovë”

    Insajderi
    13 June 2024 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Shabani dyshohet se kërkonte nga ish-shefi i SUP-it (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në Ferizaj, Bogoljub Janicijevic, që t’i nxiste njerëzit e BIA-s të vepronin më shpejt dhe më fort në raport me zhvillimet në Kosovë, ka mësuar Express nga burime të besueshme të saj.

    Bedri Shabani, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për spiunazh, dyshohet se ishte në kontakt edhe me ish shefin e “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” (SUP), për Ferizaj në vitin 1999, Bogoljub Janicijevic, i cili ka dy fletarreste nga drejtësia kosovare.

    Burimet thonë se ekzistojnë edhe përgjimet që dëshmojnë se Bedri Shabani flet me Janicijevicin.

    Organogrami i Human Rights Watch tregon emrat nga struktura e “Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë” (MUP), gjatë vitit 1999, puna e të cilëve lidhej me Kosovën. Në krye të kësaj strukture ishte Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ndërkohë që aty figuron edhe Janicijievic si përgjegjës për Ferizaj.

    Ndërsa sot gjatë ditës The Geo Post publikoi edhe përgjimin e radhës  ku Bedri Shabani flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë. Nga ky përgjim u bë e ditur se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun”, Bogoljub Janicijevic.

    Për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, javën që e lam pas gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim mbi dyshimet për spiunazh.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark