Federata e Futbollit të Anglisë është në bisedime me Thomas Tuchel dhe pritet ta emërojë së shpejti selektor në Angli.
Siç ka raportuar Sky Sports, FA janë momentalisht duke negociuar kushtet e kontratës së Tuchel së bashku me përfaqësuesit e tij.
Në ndërkohë The Times kishte raportuar të hënën se Federata gjithashtu ka bërë kontakte edhe me Pep Guardiolën, por që ai nuk u ishte përgjigjur kërkesës së tyre.
Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, la në dyshim të ardhmen e tij pas humbjes ndaj Greqisë javën e kaluar duke thënë se shpreson të rikthehet në menaxhim të grupmoshave U21.