
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar tërë procesin e numërimi të votave nga zgjedhjet e mbajtura me 9 shkurt. Aktualisht, që nga ora 19:10 faqja e KQZ nuk ka përditësuar të dhënat nga numërimi i votave, shkruan Gazeta Insajderi.
Nga këto statistika, disa nga komunat kanë përfunduar në tërësi numërimin e votave. Por jo të gjitha.
Prizreni dhe Peja ende nuk kanë përfunduar 100 për qind numërimin e votave. Befasia e këtyre dy komunave është se rezultati i tyre pasqyron rezultatin në nivel vendi për Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuar në sajtin e KQZ’së, Peja dhe Prizreni po përcaktojnë për qindjen e Vetëvendosjes në nivel vendi në Kosovë.
Në Pejë janë numëruar 131 mijë e 132 apo 99.24%. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 17 mijë e 978 ose 41.37 %. Përqindje kjo e përafërt me nivelin qendror të kësaj partie e cila aktualisht ka 40.83 %.
Edhe komuna e Prizrenit ende nuk ka përfunduar të gjithë numërimin e votave. Deri me tani ka numëruar 234 mijë e 236 ose 99.15%. Nga kjo për qindje Vetëvendosje ka marrë 26 mijë e 981 vota ose 40.67 %.
Shifër kjo e përafërte po ashtu me rezultatin e partisë në nivel qendror. / Gazeta Insajderi/